Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka ndjekur udhëzimet e Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbrojtje nga virusi COVID-19.
Gjatë konferëncës së sotme ku presidenti po iu bënte thirrje qytetarëve të ndjekin këto rekomandime, ai ka lagur gishtin në gojë, duke i thyer vetë rregullat.
“Ju ftoj për unitet dhe për respektim, e ritheksoj, të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka deklaruar Thaçi sot gjatë konferencës për media,
Po ashtu në paraqitjet e tij të fundit publike, Thaçi nuk ka qenë i pajisur me masa mbrotjëse si maska e dorëza./Gazeta Sinjali/