image Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova para nisjes për në Hagë

Politikë

Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova para nisjes për në Hagë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Thaçi bëri homazhe një ditë para se të niset për në Hagë, ku është ftuar nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar.

Nga aty, Thaçi tha se sot më shumë se kurrë duhet mësimi i urtësisë së presidentit Rugova dhe respektimi i gjakut të derdhur për Kosovën.

Ai tha se me respektin për presidentin Rugova dhe të gjithë atyre që dhanë jetën, do të niset për në Dhomat e Specializuara, për të cilat theksoi se i krijuan vetë si vendim strategjik, besim dhe respekt ndaj SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.

“Tani detyrë e jona është të përballemi me përpjekjen në luftën kundër Kosovës dhe shtetësisë së saj. Edhe në emër të rezistencës që solli në jetë Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe demokratike për të bindur edhe vetë Serbinë që ta njohë shtetin tonë. Sot më shumë se kurrë na duhet mësimi i urtësisë së presidentit Rugova dhe respektimi i gjakut të derdhur për Kosovën. Nderim e mirënjohje gjithmonë presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që dhanë jetën në rezistencë paqësore në fillim dhe pastaj në atë të armatosur deri në fund.

Më tutje, ai tha se me respekt e mirënjohje do të niset për në Dhomat e Specializuara.

Me këtë respekt e mirënjohje do të nisem për në Dhomat e Specializuara që i krijuam vet si vendim strategjik si besim, respekt ndaj SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, për t’u kthyer kurdo qoftë prej andej me gjithë pastërtinë e pohuar edhe të bashkëluftëtarëve tjerë botërisht dhe jetës sime për Kosovën e lirë dhe demokratike”, tha ai./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/watch/?v=897931847340892