Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot bashkë me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, kanë vizituar familjen Demaj në Abri të Drenasit.
Presidenti Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij tek familjet në Drenicë të cilat dhanë kontribut të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
”Sot, në familjen Demaj në Abri. Respekt të përjetshëm kësaj familjeje për kontributin e madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo familje atdhetare edhe sot është duke sakrifikuar dhe paguar çmimin e lirisë. HTH”./ Gazeta Sinjali/