Presidenti Hashim Thaçi ka uruar që sot për Kurban Bajram të ketë më shumë solidaritet, mirëkurptim e haromni.
Thaçi ka thënë se këtë Bajram duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve.
“Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali