Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
I pyetur se a është kundërshtar i tij ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti tha se nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë asnjëherë kundështar, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë kundërshtar i imi Albin Kurti”, ka thënë Thaçi në Rubikon.
Ndryshe, Thaçi shtoi se ai ka partner politik në ndërtimin e shtetit. /Gazeta Sinjali/.