image Thaçi: Adem Jashari dhe familja Jashari u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar

Kosovë

Thaçi: Adem Jashari dhe familja Jashari u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në këto ditë komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari bënë sakrificën për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se lufta e komandantit legjendar dhe familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe Zoti e bekoftë familjen Jashari”, ka shkruar në fund i pari i vendit.

Më 5, 6 dhe 7 mars shënojmë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditët kur komandanti legjendar Adem…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, March 5, 2020

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./Gazeta Sinjali/