Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në këto ditë komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari bënë sakrificën për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar.
Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se lufta e komandantit legjendar dhe familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe Zoti e bekoftë familjen Jashari”, ka shkruar në fund i pari i vendit.
Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./Gazeta Sinjali/