Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.
Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ata nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Kosovës.
Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot nderojmë sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Ceremonia do të fillojë në ora 10:30 në sheshin “Edit Durham” afër Hotelit “Grand” në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/