Një profil në Instagram me emrin e Jurgena Tushës, vajzës që menaxhoi për shumë kohë Luizin në rrjetet sociale, teksa ai ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother, ka trazuar rrjetin.
Në profilin e Tushës gjatë ditës së djeshme dhe sot janë postuar disa foto, që hedhin dyshime në lidhje me raportin mes Kiarës dhe Luizit.
Fillimisht është një foto e këmbëve të saj dhe të Luizit, ku sipas faqes pretendohet që po bëhen thashetheme, dhe më pas Tusha ka postuar një foto nga Gjakova, ku dje këngëtari ka qenë i ftuar.
Në koncertin e parë të Luizit në Kosovë ka munguar Kiara, ose të paktën asnjë gjurmë e saj nuk është parë në rrjetet sociale.
Më pas në një postim Jurgena shkuar se në vijim ajo do të japë disa sqarime, dhe të gjithë sytë e ndjekësve janë drejt saj.
Luizi pranoi pak ditë më parë në një intervistë televizive, se përpara se të futej në Big Brother me Jurgenën kishin dalë disa herë dhe ishin në një njohje, por gjithçka që pason mbetet për t’u parë.