image Tha se Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, diplomati jep dorëheqje

Botë

Deklaratë/ Tha se Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, diplomati jep dorëheqje

news image

Ambasadori i Maltës në Finlandë, ka dhënë dorëheqje të dielën, pasi në një koment krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me Adolf Hitlerin, raporton Deutsche Welle.

Michael Zammit Tabona kishte bërë një koment anti-Merkel në Facebook, por që i kushtoi me gjashtë vite karrierë diplomatike, pasi që ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo, ka njoftuar për dorëheqjen e Tabonas duke pranuar se po bën të pamundurën të “riparoj” marrëdhëniet me Berlinin.

Bartolo tha se ka pranuar dorëheqjen e ambasadorit që në 2014 u emërua dhe shërbeu në Helsinki. Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetin social më rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zammit kishte shkruar: “75 vite më parë e ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalë Angel Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, për ta kontrolluar Evropën”.

Mediat malteze raportojnë se postimi është fshirë dhe se Zammit Tabona nuk ka qenë i qasshëm për të marrë ndonjë prononcim prej tij./ Gazeta Sinjali/