image Merkel: Gjendja me koronavirusin në Gjermani është dramatike

Evropë

Merkel: Gjendja me koronavirusin në Gjermani është dramatike

news image

Gjendja me koronavirus në Gjermani është dramatike, tha sot Kancelarja Angela Merkel, duke bërë thirrje për proces më të shpejtë të dhënies së dozës përforcuese të vaksinës dhe duke u bërë apel të pavaksinuarve që ta ndryshojnë mendjen.

Sot Instituti “Robert Koch” raportoi 52.826 raste të reja me COVID-19, kur vala e katërt e pandemisë e ka përfshirë Evropën, shkruan Reuters.

“Nuk është shumë vonë për të vendosur për dozën e parë. Secili që vaksinohet i mbron veten dhe të tjerët dhe nëse një numër i mjaftueshëm i njerëzve vaksinohen, kjo është rruga për të dalë nga pandemia”, tha kancelarja.

Disa rajone të Gjermanisë tashmë kanë filluar që të marrin masa, pasi vendi regjistroi disa herë rekorde të rasteve ditëve të fundit. Rajoni i Berlinit ka vendosur masa kufizuese për të pavaksinuarit dhe për ata që nuk e kanë kaluar COVID-in, ndërsa Mynihu e ka anuluar tregun e famshëm të Krishtlindjeve./GazetaSinjali/