Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi për vite të tëra ka jetuar në mes të Kosovës dhe Zvicrës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sezonet e dasmave dhe ahengjeve e kanë bërë këngëtaren që të jetë prezente më shumë në vendlindje, por Teuta pjesën tjetër të kohës ka jetuar në Zvicër.
Ndërsa tani Teuta dhe bashkëshorti i saj, Patrioti kanë vendosur përfundimisht të rikthehen në vendlindje.
Burimet e emisionit “Prive”, kanë konfirmuar se familja tashmë ndodhen në Prishtinë dhe se fëmijët e tyre nga shtatori do të fillojnë shkollimin në vendlindje.
Pas lirimit të masave të COVID-19, Teuta përndryshe i është rikthyer koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore. /GazetaSinjali/