image Teuta Rugova tërhiqet nga kandidimi për deputete

Kosovë

Zgjedhjet/ Teuta Rugova tërhiqet nga kandidimi për deputete

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, ka vendosur të tërhiqet nga gara për deputete në zgjedhjet e 6 qershorit, raporton Sinjali.

Njëri prej zyrtarëve brenda kryesisë së LDK-së, tha për Sinjalin se Rugova ka vendosur që këto zgjedhje të mos kandidojë për deputete.

Teuta Rugova është bija e presidentit historik Ibrahim Rugova. Ajo ishte deputete e Kuvendit të Kosovës për dy mandate rresht, nga shumë figura publike është cilësuar si deputetja më pasive e Kuvendit.

Nuk mbahet mend që Teuta Rugova ta ketë mbajtuar ndonjë fjalim ndonjëherë. Madje ajo nuk ka dhënë as intervista për mediat.

Sidoqoftë, duket se Rugova ka ndarë mendjen që më mos të jetë përfaqësuese e popullit. Nuk dihet nëse do të heq dorë komplet nga politika.

Ndryshe, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në selinë e tyre.

Një mbledhje tjetër, ajo e Këshillit të Përgjithshëm është paralajmëruar për sot prej orës 11:30.

Pas kësaj mbledhje pritet që LDK-ja të dalë me listën e kandidatëve për deputetë. /Sinjali