Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, vajza e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova, e ka uruar nënën e saj, Fana Rugovë, me rastin e 70-vjetorin të lindjes së saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se nëna e saj është kulmi që mbulon dhe mbron shtëpinë e tyre.
“Urime ditëlindja e shtatëdhjetë, Nanë! Gruaja më e fortë që njoh. Personi më i hareshëm në jetën time. Kulmi që mbulon dhe mbron shtëpinë tonë. Edhe shume vite bashkë, Nanë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Këtij urimi ish-deputetja ia ka bashkëngjitur një foto të nënës së saj dhe të ish-presidentit Rugova./Gazeta Sinjali/