image Tetë ushtarakë sirianë vriten nga një sulm ajror izraelit

Botë

Tetë ushtarakë sirianë vriten nga një sulm ajror izraelit

news image

Beteja me Hamasin në Rripin e Gazës nuk është e vetmja ku Izraeli është angazhuar, pasi herë pas here ka shkëmbime raketash me Hezbollaun në Veri dhe Sirinë në Lindje.

Së fundmi, nga një sulm ajror izraelit kanë mbetur të vrarë tetë ushtarakë sirianë që ndodheshin në pozicionet e tyre në jugperëndim të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi.

Media siriane citon një burim ushtarak që thotë se “agresioni ajror” izraelit synoi disa pozicione pranë qytetit të Deraa, duke shkaktuar gjithashtu dëme materiale.

Gjatë natës, ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën infrastrukturën e ushtrisë siriane dhe pozicionet e mortajave.

IDF po ashtu sqaroi se kjo ishte një përgjigje ndaj të shtënave nga Siria që mbrëmjen e djeshme.

/GazetaSinjali/