image Tetë të vdekur nga vala e turmës së njerëzve në festivalin e muzikës në ShBA

Botë

Tetë të vdekur nga vala e turmës së njerëzve në festivalin e muzikës në ShBA

news image

Vala e turmës në Festivalin Astroworld në Huston të ShBA-së, të premten la të vdekur së paku tetë persona dhe disa të tjerë të plagosur.

11 persona u dërguan në spital pasi pësuan sulm kardiak, ndërkaq rreth 300 njerëz u trajtuan për lëndime si prerje dhe mavijosje në ngjarjen ku morën pjesë 50 mijë njerëz.

Mes të plagosurve thuhet se janë edhe fëmijë deri në 10 vjeç.

Shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, bëri të ditur se shtyrja e turmës ndodhi derisa Travis Scott po performonte, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.

Vala e njerëzve përfshiu pas orës 21:00. Festivali u ndërpre menjëherë pasi disa persona filluan të pësonin lëndime. /GazetaSinjali/

Zyrtarët u panë duke i dhënë CPR një pjesëmarrësi në Astroworld të premten vonë në mbrëmje
Ambulanca të shumta dhe personel tjetër u panë në NRG Park të premten