Vala e turmës në Festivalin Astroworld në Huston të ShBA-së, të premten la të vdekur së paku tetë persona dhe disa të tjerë të plagosur.
11 persona u dërguan në spital pasi pësuan sulm kardiak, ndërkaq rreth 300 njerëz u trajtuan për lëndime si prerje dhe mavijosje në ngjarjen ku morën pjesë 50 mijë njerëz.
Mes të plagosurve thuhet se janë edhe fëmijë deri në 10 vjeç.
Shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, bëri të ditur se shtyrja e turmës ndodhi derisa Travis Scott po performonte, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.
Vala e njerëzve përfshiu pas orës 21:00. Festivali u ndërpre menjëherë pasi disa persona filluan të pësonin lëndime. /GazetaSinjali/