image Tetë të vdekur në Lysychansk të Ukrainës nga një sulm raketor

Botë

Tetë të vdekur në Lysychansk të Ukrainës nga një sulm raketor

news image

Tetë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi raketor që ka ndodhur në qytetin Lysychansk të Ukrainës.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, sot para se të ndodhte sulmi u kishte  kërkuar civilëve që të largohen urgjentisht nga Lysychansk “për shkak të kërcënimit real për jetën dhe shëndetin”.

Lysychansk është qyteti i fundit i madh që ende mbahet nga trupat ukrainase në provincën lindore të Luhansk, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/