Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tetë raste të reja të infektuara me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas IKSHPK-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri
Instituti njofton se të gjithë të prekurit kanë qenë të hospitalizuar dhe se të gjithë kanë pasur kontakte me raste të tjera të konfirmuara më herët./GazetaSinjali/