image Tetë persona vdesin nga COVID-19 në Kosovë

Kosovë

Tetë persona vdesin nga COVID-19 në Kosovë

news image

Brenda 24 orëve tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/