image Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e raportuar në autostradë, rreth 4 kilometra para Pikës Kufitare në Vërmicë.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes tetë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/