image Tetë muaj në rrugët e Kosovës: 69 persona vdiqën, 7.603 pësuan lëndime trupore

Kosovë

Statistika/ Tetë muaj në rrugët e Kosovës: 69 persona vdiqën, 7.603 pësuan lëndime trupore

news image

Gjatë tetë mujorit të vitit 2019 (janar-gusht), në aksidente të ndryshme trafiku kanë humbur jetën 69 persona, raporton Sinjali. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur gjithësej 10.355 aksidente trafiku, nga të cilat 7.603 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore.

Sinjali ka dërguar pyetje në zyrën e përgjithshme të Policisë së Kosovës për të marrë statistikat se a ka rënie të aksidenteve krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Nga statistikat e policisë, bëhet e ditur se numri i aksidenteve me fatalitet dhe me persona të lënduar ka pësuar rënie. Përderisa në periudhën janar-gusht 2018, nga aksidentet kanë humbur jetën 82 persona, në periudhën e njejtë kohore këtë vit kanë vdekur 69 persona, apo 13 viktima më pak, tha policia për Sinjalin.

8.312 personakishin pësuar lëndime trupore nga aksidentet në tetë muajt e parë të vitit 2018, apo 709 më shumë sesa këtë vit.

Nga numri total i aksidenteve të raportuara në polici këtë vit, 6.429 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Për kundërvajtet e shumta në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithësej 283.090 tiketa trafiku.

“Sipas statistikave tona paraqitet një rënie e të gjitha llojeve të aksidenteve duke përfshirë edhe më pak humbje të jetëve në rrugët tona”, tha policia.

Policia apelon qytetarët që të kenë kujdes në komunkacion.

“Gjithashtu duhet potencuar se Policia e vetme nuk mundet të parandaloj të gjitha rastet e aksidenteve, sepse angazhimi i akterve tjerë, e në veçanti drejtuesit e automjeteve, është i domosdoshem. Shoferët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe gjatë drejtimit të automjeteve të kenë kujdes maksimal që të përshtatin shpejtsinë/drejtimin e automjetit me rrethanat dhe kushtet e rrugës në mënyrë që të evitohen rastet e tilla”, përfundoi policia./Sinjali/