Deri tani në Kosovë po testohen 10 persona të dyshuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i IKSHP-së , Naser Ramadani, i cili tha se deri sot janë testuar 82 raste të dyshuar me koronavirus, të cilët kanë rezultuar negative.
“Sot po testohen 10 persona, rezultatet priten të dalin në orët e para të mbrëmjes së sotme”, tha Ramadani në konferencën e mbajtur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Deri tani nuk asnjë rast të shënuar me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/