image Testimi i qytetarëve të Vushtrrisë për Covid-19 vazhdon edhe sot

Shëndetësi

Testimi i qytetarëve të Vushtrrisë për Covid-19 vazhdon edhe sot

news image

Pas 10 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot do të testohen 12 persona, prej tyre 8 janë raste kontakti të të infektuarve dhe 4 janë ritestime, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

“Do të testohen 12 persona, 8 janë raste kontakti ndërsa 4 persona do të ritestohen”, ka thënë Meholli për Gazetën Sinjali.

Meholli tha se gjendja e të infektuarve deri tani është stabile.

Deri tani në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 75 raste me Covid-19./Gazeta Sinjali/