Britania, Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që sot të realizojë një takim me dyer të mbyllura, për të diskutuar testimet e fundit raketore të Koresë Veriore, kanë deklaruar diplomatët.
Koreja Veriore ka nisur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën, ka thënë ushtria jugkoreane, vetëm disa ditë pasi Phenjani ka testuar dy raketa të ngjashme duke i bërë presion kështu Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara që të pezullojnë stërvitjet e ardhshme ushtarake.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres beson që testimet raketore janë “vetëm një tjetër rikujtim për rëndësinë e bisedimeve për denukelarizim të Gadishullit Korean”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së për media, Stephane Dujarric.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un kanë mbajtur dy samite për denukelarizim të Gadishullit Korean mirëpo pavarësisht zotimeve është arritur pak përparim.
Koreja Veriore kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare para fillimit të negociatave për denuklearizim, mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme deri më tani për SHBA-në.