image Testi i radhës për kuqezinjtë, Sylvinho me rotacion masiv në fushë për sfidën e sotme ndaj Suedisë

Futboll

Testi i radhës për kuqezinjtë, Sylvinho me rotacion masiv në fushë për sfidën e sotme ndaj Suedisë

news image

Shqipëria do të kryej sot në orën 19:00 testin e radhës në miqësoren ndaj Suedisë, sfidë e cila do të luhet në “Friends Arena”.

Sylvinho dhe skuadra dëshirojnë të lejnë pas atë humbja në Parma ndaj Kilit, dhe të fokusohen në përballjen ndaj nordikëve për të marrë një rezultat pozitiv.

Pritet rikthimi i Etrit Berishës nga minuta e parë në portë, me gardianin i cili nuk ishte në dispozicion ndaj Kilit duke u zëvendësuar nga Strakosha.

Në mbrojtje pritet që Balliu të aktivizohet në krahun e djathtë në vend të Hysaj, ndërsa në qendër do të jetë dyshja Kumbulla-Gjimshiti, ndërsa në të majtin konfirmohet përsëri Mitaj.

Asllani dhe Ramadani do të vazhdojnë të kontrollojnë mesfushën, ndërsa sulmi pritet të ketë një ndryshim rrënjësor.

Hoxha dhe Muçolli mendohen të jenë në krahët e sulmit, të cilët do të mbështesin Armando Brojën, i projektuar titullar në këtë miqësore. Pas treshes së sulmit, mendohet se Bajrami do ta nisë nga stoli ndeshjen dhe në vend të tij do të aktivizohet Ernest Muçi./abcnews.al

/GazetaSinjaliSport/