image Tesla për të tretën herë këtë vit ul çmimin e makinës në SHBA

Botë

Tesla për të tretën herë këtë vit ul çmimin e makinës në SHBA

news image

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka ulur çmimet për herë të tretë këtë vit me qëllim të rritjes së kërkesës për dy modelet e saj më të shtrenjta të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas çmimores në faqen e internetit të kompanisë, është bërë lirim prej 5.000 dollarësh për Modelin S dhe Modelin X. Versioni bazë i Modelit S kushton 84.990 dollarë, ndërsa çmimi i Modelit X është ulur në 94.990 dollarë.

Çmimet e versioneve sportive të Modelit 3 dhe Modelit Y janë ulur gjithashtu përkatësisht me 1.000 dhe 2.000 dollarë. Çmimi i Modelit 3 tani është 41.990 dollarë, kurse Modeli Y është 49.990 dollarë.

Tesla gjithashtu uli çmimet e automjeteve të saj në SHBA dhe Evropë në janar dhe mars për të rritur shitjet.

/GazetaSinjali/