Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Londrës, ku 3 persona janë goditur me thikë.
Mediat e huaja shkruajnë se gjithçka nisi pasi 3 kalimtarët ndërhynë për të ndaluar disa të huaj që të vidhnin disa biçikleta. Në këtë moment këta të fundit u kundërpërgjigjën duke i sulmuar me thikë dhe më pas u larguan nga vendngjarja.
Të lënduar ndodhen në spital, ndërsa dëshmitarët shprehen të tronditur me krimin. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një rast terrorizmi.