image Terror në futbollin afrikan, dy futbollistë rrëmbehen nga persona të armatosur

Futboll

Futboll/ Terror në futbollin afrikan, dy futbollistë rrëmbehen nga persona të armatosur

news image

Dy futbollistë të klubit nigerian, Eniymba janë rrëmbyer nga disa persona të armatosur.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet klubi ku ka treguar se futbollistët e rrëmbyer janë Dayo Ojo dhe Benjamin Iluyomade, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga ky rrëmbim ka shpëtuar bashkëlojtari i Ojos dhe Iluyomades, Emmanuel James.

E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa lojtarët po udhëtonin në qytetin e Akures./Gazeta Sinjali/