Dy futbollistë të klubit nigerian, Eniymba janë rrëmbyer nga disa persona të armatosur.
Këtë lajm e ka konfirmuar vet klubi ku ka treguar se futbollistët e rrëmbyer janë Dayo Ojo dhe Benjamin Iluyomade, transmeton Gazeta Sinjali.
Nga ky rrëmbim ka shpëtuar bashkëlojtari i Ojos dhe Iluyomades, Emmanuel James.
E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa lojtarët po udhëtonin në qytetin e Akures./Gazeta Sinjali/