image Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialogun Kosovë-Serbi

news image

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të dëmshme për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përmes një reagimi në platformën X, Terras citoi deklaratën e ministres serbe: “Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, duke theksuar se një retorikë e tillë cenon seriozisht besimin mes palëve.

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Terras.

Deklarata e Snezhana Paunoviq është adresuar zyrtarisht edhe te Bashkimi Evropian nga ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe kryenegociatori, Agron Bajrami.

Sipas Bajramit, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe dëmton rëndë dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/