Kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që meqë ky Ramazan është në kohën e pandemisë së COVID -19, të respektojnë vendimet e institucioneve shëndetësore, duke qëndruar në shtëpi dhe iftaret t’i bëjnë në shtëpi.
“Sonte është nata e madhe e Ramazanit që edhe praktikisht besimtarët mysliman nisin muajin e madhëruar të muajit Ramazan. Ky muaj fillon me faljen e teravive e e që sivjet jemi të privuar përkohësosht nga ky ibadet për ta kryer në xhamitë tona si pasojë e pandemisë”, u shpreh Tërnava.
Ai bëri thirrje që qytetarët t’i shmangin vizitat e iftarët tek njëri tjetri. “Ju lus të i bënë iftarët nëpër shtëpitë e juaja, duke respektuar rekomandimet e institucineve shëndetësore”, tha Tërnava në meazhin e tij. /Gazeta Sinjali/