Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, ka inspektuar sot punimet në xhaminë qendrore në Prishtinë, njofton BIK-u.
Ai pa nga afër fazën aktuale ku po zhvillohen punimet me një intensitet të shtuar.
Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me punën që po zhvillohet për ngritjen e kësaj xhamie për nevojat e besimtarëve.