Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka deklaruar se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa duhet të largohet nga ky post, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës do të fundoset dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë.
“Nëse Isa nuk largohet atëherë LDK-ja do të vazhdojë të shafojë. Këtë duhet ta dinë të gjithë ata që e duan këtë vend, jo vetëm LDK-në, por vendin në përgjithësi”, ka deklaruar Tërmkolli.
Po ashtu, ajo u deklarua edhe për zgjedhjet në Podujevë, në të cilën tha se aty nuk ka fituar Vetëvendosje, por ka humbur LDK-ja.
“E vërteta është që Vetëvendosje nuk ka fituar në Podujevë, por ka humbur LDK-ja. I nderuari profesori Fehmi Agani pat thënë kur fituan socialistët në Shqipëri në atë kohë, të gjithë thoshin fituan socialistët, ai pati deklaruar që nuk fituan socialistët, por humbi Sali Berisha”, ka thënë Tërmkolli në Kanal10.
Ajo tha se nuk do të pritet ndonjë ndryshim i madh nga kryetari i sapozgjedhur, Shpejtim Bulliqi, pasi që ai ka qenë më herët si drejtor në Komunën që është udhëhequr nga LDK-ja./Gazeta Sinjali/