image Tërmkolli i reagon Kurtit: Ose të përmirësohet ose të shkojë në shtëpi

Kosovë

Postim/ Tërmkolli i reagon Kurtit: Ose të përmirësohet ose të shkojë në shtëpi

news image

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në Facebook i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të përmirësohet ose të shkojë në shtëpi.

Tërmkolli tha se “Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesë atë mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet ose të shkojë shtëpi”.

Ajo gjithashtu ta se Kurtin nuk ka nevojë për ta lutur ose për ta marrë me të mirë.

“Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post”, ka shkruar Tërmkolli.

Tutje, ajo bëri të qartë edhe njëherë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka alternativë dhe taksa duhet hequr.

 “LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendëskryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës”, shkuran Tërmkolli./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1099236997077900&id=462960377372235