image Tërmkolli e krahason Kurtin me diktatorin Enver Hoxha - kërkon që LDK-ja të largohet nga qeveria

Politikë

Reagim/ Tërmkolli e krahason Kurtin me diktatorin Enver Hoxha – kërkon që LDK-ja të largohet nga qeveria

news image

Ish- deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Kurti për papërgjegjësi ndaj SHBA-ve, që sipas saj as diktatori Enver Hoxha nuk e ka poshtëru në këtë mënyrë, prandaj ka kërkuar edhe largimin e LDK-së nga qeveria.

“As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej SHBA-ve me kaq poshtërim e papërgjegjësi se që po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj)”, ka shkruar Tërmkolli.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka kritikuar qeverinë për papërgjegjësi dhe për ulje të raporteve miqësore mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tone”, është shprehur ajo./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1111001902568076&id=462960377372235&xts%5B0%5D=68.ARDCKX3hD8GbSNuRAytGPRZNPt8v2ZzZMQ28kK_BYC7dP-jY3NpiZZT6x-VFIvEbpl30M40PatNYZ9F21odxk-k6ie2iWNSw75Os46gMLbyz28O6a3Vkkm_8mXZaI1FOc8U0E_IynBtB88MQg9n0TyWzOUB-oFIrFJ-V96DvXT-_qhh2Ui2Ji75p_4r14TTZjO89LvBj91Z38FgXOP4e0mQXZDyCWniyf9RrrkKpdlFaalCEzqZKX8XRdi7u_DrFsn0aOg8a76-UgJFwE521g-9JWNOroObc-R3QIC85Y_dm-A2E1CrD6NIsEpbkKGH2KXGk7E7A-tsWHTbtU_y8MQ&tn=-R