Sot është raportuar për lëkundje të tokës në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Magnituda e tërmetit raportohet të ketë qenë 4.6 e shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km.
Qendra Evropiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 21 kilometra nga Durrësi.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lezhë.
Nuk ka raportime për dëme apo persona të lënduar./Gazeta Sinjali/