Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Marokon mëngjesin e kësaj të shtune, ku deri më tani raportohet për mbi 1000 viktima, teksa ende nuk dihet për numrin e personave të mbetur nën rrënoja.
Epiqendra e tërmetit ishte në malet e Atlasit të Lartë të vendosur rreth 72 kilometra në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.
Në imazhet e publikuara nga banorët atje, shihet shkalla e dëmit të shkaktuar nga tërmeti në Xhaminë Tinmal në malet e Atlasit të Lartë në Marok, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad.
Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakech dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene.