Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë.
Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës Richter e ka pasur epiqendrën në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, pasi thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra në veriperëndim të Janinës, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Gazeta Sinjali