image Tërmet në Meksikë, Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

Tërmet në Meksikë, Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate

news image

Pas tërmetit 7.7 shkallësh të Rihterit i cili u ndie të hënën në Mexico City, tërmeti tjetër u ndie edhe mbrëmë në kryeqytet. Kësaj radhe ishte 6.9 shkallë të Rihterit.

E po këtë natë e pranishme në kryeqytet ishte edhe këngëtarja Dua Lipa e cila po performonte në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”.

“Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu”, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.

Pas performanës ajo së bashku me shoqërinë e saj shkoi në një klub nate ekskluzive në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti, shkruan Marca.

Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve.

View this post on Instagram

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)

Në video shfaqet këngëtarja britanike 27-vjeçare duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur. Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale, pikërisht kur pati tërmet.

Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

View this post on Instagram

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

Me atë rast, Piper u kap duke folur me Duan dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer mes veti.

Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Elite”

/GazetaSinjali/