image Tërheqja e trupave ruse, bie çmimi i naftës

Botë

Tërheqja e trupave ruse, bie çmimi i naftës

news image

Menjëherë sapo Rusia njoftoi tërheqjen e disa trupave në baza pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake, aksionet europiane dhe aksionet amerikane u rritën ndërsa çmimi i naftës ra.

“Repartet e rretheve ushtarake jugore dhe perëndimore, të cilat kanë përfunduar detyrat e tyre, tashmë kanë filluar të ngarkojnë pajisjet në transportin hekurudhor dhe rrugor dhe sot do të nisin lëvizjen për në garnizonet e tyre ushtarake. Njësitë individuale do të marshojnë vetë si pjesë e kolonave ushtarake”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

“U kryen sipas planit një numër aktivitetesh stërvitore luftarake, duke përfshirë stërvitjet. Me përfundimin e stërvitjeve luftarake, trupat, si gjithmonë, do të kryejnë marshime të kombinuara drejt pikave të tyre të vendosjes së përhershme”, theksoi ai.

Indeksi i aksioneve të Europës Stoxx 600 u rrit 1.1 për qind në fillimin e tregtimit, një ndryshim i mprehtë nga rënia e së hënës, që u nxit nga një paralajmërim i SHBA-së se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm. Kontratat e së ardhmes S&P 500 të SHBA u rritën 1.1 për qind.

Rubla e Rusisë gjithashtu u rrit me 1.5% ndaj dollarit amerikan pas këtyre lajmeve, ndërsa monedha e Ukrainës, hryvnia, avancoi 1 për qind, transmeton Noa.al

Të hënën, Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se kishin përfunduar disa stërvitje ushtarake dhe të tjera ishin duke përfunduar, ndërsa ministri i jashtëm Sergei Lavrov i tregoi Presidentit Vladimir Putin perspektivat e një rruge diplomatike.

Rusia po kryen gjithashtu stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi që do të vazhdojnë deri më 20 shkurt.

/GazetaSinjali/