image Tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti, kryetari i Bordit thotë se janë të gatshëm

Financa

Tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti, kryetari i Bordit thotë se janë të gatshëm

news image

Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është diskutuar edhe mundësia e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve.

Kryetari i Bordit Ruzhdi Morina, ka thënë se janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që vjen nga Kuvendi, por, sipas tij, ky duhet të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet për situata emergjente.

“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin e politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë kuvendi”, tha Morina.

Morina tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në performancën e Fondit të Trustit, në rënien e vlerës së investimeve të Trustit.

Sipas tij, në shkurt rënia ishte 90 milionë euro, derisa në mars ka pasur një trend pozitiv për rikuperimin e gjysmës së shumës së mjeteve të humbura.

/GazetaSinjali/