Pas dekretimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe pas publikimit të këtij ligji në Gazetën Zyrtare, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, nesër do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të biseduar rreth zbatimit të Projektligjit.
Kështu bëri të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate të lëshuar për media.
“Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.
Ky takim do të zhvillohet pasi që ky ligj u mundëson qytetarëve të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga trusti./Gazeta Sinjali/