image Ter Stegen befason me këtë deklaratë

Futboll

Futboll/ Ter Stegen befason me këtë deklaratë

news image

Dalje surprizë e Marc-Andrè Ter Stegen, por jo nga porta në fushën e blertë. Nuk është e e rrallë të dëgjosh autorë që thonë se nuk i ndjekin shfaqjet ku ata vetë marrin pjesë, por është e pabesueshme të dëgjosh një futbollist të thotë se nuk e sheh futbollin.

“Nuk shoh shumë ndeshje, vetëm kur janë përbajlle të mëdha ose kur e di që luan një miku im. Kam një kujtesë shumë të keqe, njoh emrat e shumë pak kundërsharëve. Pastaj, kur rishoh ndeshjet, i njoh, e di kush janë dhe lëvizjet që bëjnë. Diçka e çuditshme…

Ter Stegen më pas foli për izolimin për shkak të emergjencës së Koronavirusit:

“Futbolli nuk është prioritet, duhet qëndruar në shtëpi. Për mua nuk është ndonjë problem i madh, duke parë që jam person shumë i qetë. Në Barcelonë ndihem mirë, më kanë mirëpritur, por mbetem gjerman në sjellejn time. Per shembull, jamë shumë i përpiktë.”