Dje rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona.
Të dyshuait kanë tentuar ta kalojnë kufirin nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës duke iu shmangur kontrollit të kufirit përmes rrugës “Egzodi 99”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë. /Gazeta Sinjali/