image Tentuan të kontrabandonin mallra nga Serbia në Kosovë, prangosen dy persona

Siguri

Tentuan të kontrabandonin mallra nga Serbia në Kosovë, prangosen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në kufirin mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “kontrabanda me mallra’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan-Ranillug, kanë arritur t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Tutje policia ka bërë me dije se malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj.

“Traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.  Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’.  Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Sinjali/