image Hyn ilegalisht në Kosovë me mallra të kontrabanduara, ndalohet një person nga Policia

Siguri

Hyn ilegalisht në Kosovë me mallra të kontrabanduara, ndalohet një person nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet në fshatin Banje të Zubin Potokut, me targa të huaja që drejtohej nga një i dyshuar kosovar, pasi që i njëjti përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit në automjet nga policia, është vërejtur se ka mall komercial për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Automjeti me mall i është dorëzuar doganës për procese të tjera.

Fsh. Banje, Zubin Potok 03.10.2020-10:30. Është ndaluar automjeti me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në automjet është vërejtur se ka mall komercial për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse. Automjeti me mall i është dorëzuar doganës për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/