image Tentuan të hynë ilegalisht në Kosovë, policia arreston 4 persona dhe i dërgon në karantinë

Siguri/ Tentuan të hynë ilegalisht në Kosovë, policia arreston 4 persona dhe i dërgon në karantinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, një femër dhe tre meshkujt të cilët tentuan të kalonin ilegalisht kufirin në këmbë, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:30, në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Të arrestuarit janë dërguar në karantinë, pasi fillimisht u kontrolluan nga mjekët. /Gazeta Sinjali/