Gjatë ditës së sotme dy persona me inicialet S.S, 31 vjeçar dhe A.S, 34 vjeçar, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë tentuar ta kalojnë kufirin Kosovë-Serbi me teste për COVID të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak ku përfshihet edhe dokumentacioni që kërkohet në bazë të vendimit të Qeverisë për parandalimin e pandemisë, kanë ndaluar dy meshkuj për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.
Pas kontrollimit të dokumentacionit, të dyshuarit kanë pranuar se kishin falsifikuar testet për COVID-19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.
Rasti në prokurori po iniciohet si “Falsifikim të dokumentit”. /GazetaSinjali/