image Tentuan të hyjnë në Kosovë me substancë narkotike, bien në pranga të policisë kosovare dy persona nga Shqipëria

Siguri

Tentuan të hyjnë në Kosovë me substancë narkotike, bien në pranga të policisë kosovare dy persona nga Shqipëria

news image

Mbrëmë rreth orës 22:50 në pikën kufitare në Vërmicë, Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët e doganës, ndaluan për kontroll të detajuar një veturë të tipit Audi që hynte nga Shqipëria në Kosovë, me qëllim të verifikimit të personave dhe kontrollit për sende të kundërligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët e doganës hasën në një sasi të narkotikut të fshehur në pjesën e pasme të veturës e mbështjellur me folje e cila dyshohet të jetë marihuanë.

Si rezultat i kësaj, pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të personave që ishin në veturë janë arrestuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve apo substancave psikotrope dhe analoge”, e sanksionuar sipas nenit 267 të KPK-së.

Me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe pritet që së shpejti të dërgohen para gjyqtarit të procedurës paraprake për të urdhëruar edhe masën e paraburgimit.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se përveç arrestimit të personave të dyshuar, në cilësi të provave policia ka sekuestruar:

Substancë të dyshuar narkotike të llojit maruhuanë me peshë rreth 41.4 gramë, një automjet e tipit “Audi” si dhe dy telefona të llojit Iphone Pro Max.

Kujtojmë se numri i personave të arrestuar për posedim e shpërndarje të substancave narkotike sa vjen e shtohet.

/GazetaSinjali/